Naim Frasheri ishte poet dhe shkrimtar i shquar Shqipetar dhe qe la pas nje veper te madhe dhe te vleshme letrare per kombin shqiptar.Ai lindi ne fshatin Frasher te Permetit nga ku ka marre edhe mbiemrin me date 25 maj te vitit 1846.Mesimet e para i mori ne vendlindjen e tij ne Permet ku filloi te mesonte gjuhen persen ne teqen e ketij vendi,me pas familja e tij u shperngul per ne Janine,ku ketu mbaroi edhe gjimnazit tek gjimnazi Grek “Zosimea”,ne vitin 1869.ne vitin 1870 ai shkoi ne Stamboll per te punuar si nenpunes ne nje zyre shtypi,por u detyrua te kthehej perseri ne vendlindje per shkak te semundjes se turbekulozit. Naim Frasheri jetoji per nje kohe te gjate ne Stamboll ku dhe vdiç atje,por duke qene larg adheut ai jo vetem qe nuk e harroi atdheun por edhe vepra per te.Vepra me e famshme e tij ishte “Bageti e Bujqësi”ku ne kete veper ai tegon bukurine e atdheut si dhe mallin qe ka nje mergimar per vendin e vet,duke e pershkruar edhe me metafora”kur ndigjon zanin e nanes qysh e len qingji kopene,blegerin dy a tri here edhe iken e merr dhenë”.
Biografi e poeteve dhe sportisteve
Monday, October 31, 2016
Monday, October 24, 2016
Poezite e Naim Frasherit
Naim Frasheri ishte poet me I njohur per poezin:pot Ai kishte edhe tjera poezi.
Fjalet e Qirit
Fjalet e Qirit
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t`u ap pakëzë dritë,
Natënë t`ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t`u ndrinj mir` e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s`e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s`dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t`u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall` e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M`është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k`ënda t`u bënj mirë,
Të mos mbeti n`errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn` e shkretë
Për atë zotn` e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin` e urtësinë,
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t`i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt` i kam parë,
Mëm` e at` e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer` e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj` e balt` e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë
Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul` e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t`u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Subscribe to:
Posts (Atom)